Njihuni me ekipin që kujdeset për ju — dhe rezervoni direkt me personin që dëshironi.

Themeluese · Stiliste flokësh
Prerje moderne dhe balayage.
Genta ka punuar në sallone në Prishtinë dhe Zürich para se të hapte Glam Studio. Specialiteti i saj: ngjyra që duken natyrale dhe prerje që mbahen lehtë në shtëpi.
Rezervo · Genta
Koloriste
Ngjyrosje, balayage dhe trajtime keratine.
Lira është koloristja e studios. Çdo ngjyrë e përzien sipas tonit të lëkurës dhe stilit tuaj.
Rezervo · Lira
Makeup artiste
Makeup nusesh dhe për mbrëmje.
Rina ka bërë makeup për qindra nuse. Ajo beson se makeup-i i mirë ju thekson, nuk ju fsheh.
Rezervo · Rina